Botë

Vdes 7-vjeçarja që u bë simbol i krizës në Jemen

Descriptive Text

Ka vdekur Amal Hussein, vajza 7-vjeçare nga Jemeni që u bë simbol i një konflikti të gjatë në vend.

Fotografia ishte realizuar nga “The New York Times”, ndërsa ishte bërë lajm në tërë mediat ndërkombëtare, vajza që vuan nga uria, transmeton Koha.net.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në Jemen.

Fotografia e realizuar nga gazetari Tyler Hicks, fitues i çmimit Pulitzer, shfaq vajzën të shtrirë në një klinikë të UNICEF-it në Aslam të Jemenit, e ku i shihen të gjitha kockat trupore.

Konflikti tre vjeçar midis koalicionit të udhëhequr nga Sauditët dhe Irani ka shkatërruar Jemenin dhe thuhet se janë vrarë të paktën 10,000 njerëz.