Botë

Rumania shpreson të legalizojë martesat e homoseksualëve pas dështimit të referendumit

Rumania ka nisur procedurat për hartimin e ligjit për legalizimin e martesave të homoseksualëve edhe pas dështimit që këtë ta bënte më parë nëpërmjet referendumit.

Megjithatë deputetët e partisë në pushtet PSD kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme që martesat homoseksuale të legalizohen me mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Qeveria e Bukureshtit zyrtar shpreson se do të marrë përkrahjen e nevojshme që çifteve homoseksuale t'u lejohet zyrtarizimi i martesës, por jo edhe t'u lejohet adoptimi i fëmijëve.