Gazetari anti-Erdogan rrezikon të dëbohet nga Gjermania

Gazetari anti-Erdogan rrezikon të dëbohet nga Gjermania

29 October 2018 10:44

Një gazetar turk me qëndrim në Gjermani, njëherësh kritik i zëshëm i presidentit Recep Tayyip Erodgan, rrezikon të përballet me riatdhesim në Turqi.

Mediat gjermane kanë raportuar se gazetarit turk, Adil Yigit, nuk i është vazhduar leja e qëndrimit dhe se ai duhet të largohet nga vendi deri në fund të janarit.

Gazetari 60 vjeç kishte protestuar në Berlin muajin e kaluar gjatë një konference për media ndërmjet presidentit Erdogan dhe kancelares Angela Merkel, transmeton Koha.net.

Ai kishte nxjerrë kanotieren me mbishkrimin “Liri për gazetarët në Turqi”, në një lëvizje që ishte mbrojtur nga Qeveria gjermane.

“Këto dy gjëra duhet të jenë të lidhura, nuk ka ndonjë shpjegim tjetër të mundshëm”, ka deklaruar Yigit, raporton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme