Kriza me buxhetin italian nuk pritet të përhapet në Bashkimin Evropian, por eurozona nuk është mjaft e përgatitur sa për t’i bërë ballë një krize të re ekonomike, ka thënë për gazetën “Le Parisien”, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.
Komisioni Evropian e ka refuzuar projekt-buxhetin italian për 2019-ën në fillim të kësaj jave, shkaku i shkeljes së rregullave të BE-së për shpenzimet publike, derisa i ka kërkuar Romës që ta paraqesë një buxhet të ri brenda tri javësh, sepse në të kundërtën do të përballet me masa disiplinore, transmeton Koha.net.
“Nuk ka përhapje të krizës në Evropë”, ka thënë ai. “Por a është eurozona e përgatitur që të përballet me një krizë të re ekonomike apo financiare? Përgjigja ime është jo”, ka thënë ai.