Botë

SHBA-ja fut në listë të zezë nëntë persona për financim të terrorizmit

 

Grupi prej shtatë shteteve që lufton financimin ndërkombëtar të terroristëve ka futur në listë të zezë nëntë persona që janë të lidhur me talibanët e Afganistanit, përfshirë këtu dy zyrtarë të ushtrisë iraniane dhe disa persona që akuzohen se “lehtësojnë mbështetjen iraniane të grupeve terroriste”.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit thuhet se ka futur këta persona në listën e zezë me qëllim që të “ekspozojë dhe të pengojë talibanët... dhe sponsorët e tyre iranianë që kërkojnë të minojnë sigurinë e qeverisë afgane”, shkruan REL.