Teksa kanë mbetur rreth dhjetë për qind e votave pa u numëruar, 52.8 për qind e qytetarëve kanë votuar për ndryshimet kushtetuese që i japin kompetenca më të thella rolit të presidentit.
Sipas Reuters, numërimi është duke shkuar kah fundi, ndërsa mësohet se një nga qendrat më të mëdha turke, Stambolli, ka dalë kundër ndryshimeve.
Deri tani janë numëruar 88 për qind të votave.