Botë

Palmer në Shkup: Votimi i ndryshimeve kushtetuese, kthesë historike

Palmer në Shkup: Votimi i ndryshimeve kushtetuese, kthesë historike

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer, e ka quajtur “kthesë historike” vendimin e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për të votuar ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, diplomati amerikan the se vendimi i 19 tetorit, i hap rrugës Maqedonisë dhe popullit të saj drejt të ardhmes evropiane dhe euroatlantike.