Të paktën 113 minatorë kanë humbur jetën këtë të enjte nga rrëshqitja e dheut në një minierë të gurit të çmuar në veri të Birmanisë, transmeton VizionPlus.
Rrëshqitja e dheut u shkaktua si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, duke u kthyer në një tragjedi për 113 minatorë, të cilët ishin duke mbledhur gurë të çmuar në qytetin Hpakantarea. Ndërkohë, mbi 200 të tjerë janë të bllokuar, teksa ekipi i shpëtimit ndodhet në zonë dhe po vijon operacionin.
“Minatorët janë goditur nga një ‘valë baltë’ që pushtoi minierën pas shirave të shumtë. Fillimisht u nxorën 35 trupa të pajetë, ndërsa më pas u nxorën edhe 15 tjerë (në ora 10:00 të mëngjesit)”, njoftoi departamenti i zjarrit të vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur dhe 70 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Mianmar
-
Arrin në mbi 3,400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani
-
Mbi 3,000 të vdekur nga tërmeti në Birmani
-
Zbehen gjasat për të mbijetuar, shkon mbi 2700 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani
-
Arrin në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani