Presidenti Donald Trump në muajin janar organizoi një konferencë të jashtëzakonshme për të bërë të ditur se nga dy sulmet iraniane mbi bazat amerikane në Irak nuk është lënduar asnjë amerikan.
Mirëpo nga sulmet e 8 janarit, në bazë të raportimeve të zyrtarëve amerikanë, 109 ushtarë kanë pësuar lëndime traumatike të trurit.
Numri është rritur dukshëm pas raportimit fillestar se vetëm 64 ushtarë pësuan tronditje në tru shkaku i sulmeve iraniane që u organizuan si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, raporton Reuters.
Sipas një deklarate të publikuar nga Pentagoni, 70 për qind e personelit të lënduar janë liruar nga detyra në Irak.
Shkaku i këtyre raportimeve, kongresistët republikanë kanë bërë thirrje për më shumë hetime rreth rastit të ushtarëve amerikanë, transmeton KTV.
Gjatë muajit janar, presidenti Trump përsëri kishte mohuar se pati kaq shumë persona të lënduar e gjithashtu se ata kishin lëndime në tru.
Ai tha se ushtarët kishin kokëdhimbje, por nuk i konsideroi si lëndime shumë serioze.
Edhe
Pentagoni konfirmon se 50 ushtarë amerikanë pësuan dëmtime në tru nga sulmet e Iranit
Lëndimet traumatike të trurit janë të zakonshme në zonat e luftës, ka raportuar Ushtria amerikane.
Këto lëndime shkaktohen nga shpërthimet e eksplozivëve.
Që prej vitit 2000 më shumë se 400 mijë ushtarë amerikanë janë diagnostikuar me lëndimet traumatike të trurit.