Botë

14 persona theren me thikë në një autobus në Gjermani

Descriptive Text

Së paku 14 njerëz janë lënduar, dy prej tyre rëndë, pasi një person i ka therur ata me thikë në Luebeck të Gjermanisë, raportojnë gazetat lokale.

Më herët gjatë ditës, qyteti Schleswig-Holstein, ku gjendet Luebeck, kanë treguar se ka një prani të madhe të policisë, raporton Dailymail, transmeton koha.net.

“Aktualisht ka një mobilizim të madh të policisë në Luebeck”, kanë informuar ata përmes rrjeteve sociale.

“Po e shqyrtojmë situatën dhe do të japim më shumë informacione më vonë”.