Një 10-vjeçar është shpëtuar pasi kaloi tetë orë në mekanizmin shkatërrues të kamionit të mbeturinave, në Sudan.
Djali po punonte në një kamion nga një kompani plehrash. Besohet se ai u hodh në kamion kur po hidhte disa mbeturina, raporton BBC.
Tani gjendet në spital, por policia sudaneze nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij.
Njerëzit shpërndanë fotografi në rrjetet sociale të shpëtuesve që tentonin ta shpëtonin djalin gjatë tërë natës.
Ata që e panë ngjarjen, thanë se njëra dorë e djalit mund të shihet që kishte ngecur jashtë.
Komentues të tjerë thanë se ky aksident ka hedhur dritë në çështjen që fëmijët punojnë në Sudan dhe shfrytëzohen.
Edhe
Një 13-vjeçar mbytet në kamionin e mbeturinave në Australi
Ka numër të madh të fëmijëve të rrugës në Khartoum dhe në qytetet e tjera të mëdha sudaneze.
blob:https://www.facebook.com/717a6785-53af-4d64-b59f-956d69bab0ae