Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

10 për qind e popullatës së Spanjës është prekur nga COVID-19, tregon një studim

Rezultatet nga faza e vonshme e një studimi nacional në Spanjë për antitrupa ka treguar se 9.9 për qind e popullatës, apo rreth 4.7 milionë banorë, i janë ekspozuar koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Spanjës, raporton Reuters.

Shifra është dukshëm më e madhe se e rasteve të konfirmuara në Spanjë, që janë mbi 1.75 milionë.

Rezultatet e para të studimit ishin publikuar në korrik, pas testimit të rreth 70 mijë personave nëpër Spanjë në prill – qershor. Atëbotë ishte treguar se shifra e atyre që i janë ekspozuar koronavirusit është mbi 5 për qind.