“Betimi për Drejtësi” ju sjell hulumtimin për një mal pretendimesh për vepra penale të ish-administratores së Gjykatës në Gjilan ndaj kryetarit të gjykatës.
Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të lindin vetë ato.
Mjaftuan shtatë vjet punësim nga viti 2016 deri më 2023 për ish-administratoren e kësaj gjykate, Florina Jerliu, që të krijoheshin një mori e problemeve.
Ato u bënë edhe subjekt i hetimit të Prokurorisë Speciale.
Dyshimet u ngritën fillimisht për mënyrën se si Jerliu, pretendohet se pa i plotësuar kriteret e nevojshme, ishte punësuar si administratore e Gjykatës Themelore në Gjilan, për çka kishte pasur ankesa për shkelje të konkursit nga kandidatët.
Si Jerliu pati konflikte me ish-kryetarin e Gjykatës, Ramiz Azizi, e i cili thotë se e toleroi atë për shkak të lidhjeve familjare.
Edhe
Betimi për Drejtësi 365: Dramat në Gjykatën e Gjilanit
si më pas avazi i konflikteve nuk përfundoi me largimin e Azizit, por vazhdoi dhe kulmoi me kryetarin aktual të Gjykatës, Venhar Salihun.
Sipas Jerliut, problemet me Salihun kishin filluar kohë më parë, kur ajo ia kishte ndërruar zyrën, siç thotë ajo, “dashnores” së Salihut, të cilin me pas e ka akuzuar edhe për ngacmim seksual, për keqtrajtim në vendin e punës, për ndikim dhe për frikësim edhe përmes shefit të AKI-së, Petrit Ajeti.
Emisioni i plotë
-
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës dhe administratores
-
Ish-administratorja e akuzon edhe për ngacmim seksual, kryetari i quan çmenduri shpifjesh
-
Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
-
Haxhiu e Kurti duan largimin e gjyqtarëve serbë të dorëhequr