Sa i përket mosnënshkrimit të dekanit në diplomën e doktoraturës, anëtari i Komisionit Profesional, Nazmi Hasi, thotë se e kanë vlerësuar si një gabim teknik dhe rrjedhimisht nuk e kanë përfshirë në raportin vlerësues të komisionit.
Gazetarja: Në diplomën e znj.Nurtene Deva nuk është nënshkrimi i dekanit në atë kohë ka qenë Izet Zeqiri, a e keni vërejtur ju këtë detaj?
Nazmi Hasi: Po e kemi vërejtur.
Gazetarja: Cili ka qenë vlerësimi i komisionit?
Nazmi Hasi: Vlerësimi i komisionit, si gabim teknik e kemi vërejt këtë”.
Anëtari i Komisionit Profesional gjithashtu sqaron se ndryshimi i listës së kandidatëve nga anëtarët e Këshillit Drejtues nuk është dashur të ndodhë pasi që komisioni është bazuar në rregulloren e punës së këshillit para se të dal me vendim se cili nga kandidatët i plotëson kriteret për të vazhduar garën.
“Juridikisht nuk është dashtë. Meqenëse kemi marrë për bazë edhe rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues, konkretisht neni 16 e qartëson qartë se si duhet të veprohet”
“Kontrabandimi” i rektores në Universitetin e Mitrovicës
E dënuara me vepër penale të korrupsionit nga Gjykata Themelore në Mitrovicë tashmë është në krye...-
Anëtari i KD nga Ministria arsyeton Devën për mosdërgim të dëshmisë së gjykatës
-
Lista Serbe kërkon që zgjidhja për arsimin paralel të kërkohet në dialog
-
DnV: Shqetësues moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, i kanë kaluar verifikimet ligjore
-
Gashi: Me Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim s’mund të ketë më ndërhyrje të drejtpërdrejtë
-
Universiteti “Haxhi Zeka” paditet nga tre profesorë