Betimi për Drejtësi

Berisha: Kërkesa për dëmshpërblim ndaj Kelmendit do të jetë milionëshe

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Duke qenë se gjasat që rasti ndaj Naser Kelmendit të parashkruhet pas 3 muajve janë pothuajse të pashmangshme, edhe dëmi që do shkaktohet për buxhetin e shtetit do jetë i madh. Kjo pasi, mbrojtësi i të akuzuarit, Besnik Berisha paralajmëron kërkesë për kompensim miliona euro, për kohën e kaluar në paraburgim dhe siç thotë ai përkeqësimit të shëndetit të klientit të tij, si pasojë e qëndrimit në paraburgim.

“Absolutisht, kërkesa do të jetë milionëshe. Ai ka pas gjatë qëndrimit të tij, gjatë pingpongut sa është luajtur me Naser Kelmendin, herë në arrest shtëpiak, herë në paraburgim, shëndeti i tij është shkatërruar. Ka pas prova që gjykata ka angazhuar ekspertë ndërkombëtar për vlerësimin e shëndetit të tij, jo ekspertë të thjeshtë të letrave, po ekspertë ndërkombëtar kanë konstatuar që d.m.th. që shëndeti i tij ka qenë i përkeqësuar që në muajt e parë të paraburgimit. Është mbajtur në kushte izolimi në Dyz, në kushte izolimi në Prishtinë, d.m.th. ka qenë në prag të infarktit, ka pas probleme, enorme e serioze me shëndetin”, ka thënë Berisha.