Emisioni “Betimi për Drejtësi” sjell hulumtimin për “Mashtrimet me naftë në emër të misioneve diplomatike”.
• Kush ishte arrestuar për dyshime lidhur me blerjen e naftës për misionet diplomatike të akredituara në Kosovë?
• Për cilat ambasada importohej naftë në Kosovë?
• Si erdhi deri te zbulimi se përpos Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë po keqpërdorej edhe emri i Ambasadës së Bullgarisë?
• Çfarë deklaruan në hetuesi tre të arrestuarit të dyshuar për mashtrime me naftë në emër të misioneve diplomatike?
• Sa është dëmi që i shkaktuan këto kompani shtetit?
• Kush dyshohet se ishte ndërmjetësues dhe çka tha i njëjti në hetuesi?
• Pse duhet të hetohen qarkullimet financiare për të zbardhur në tërësi këto mashtrime?