Betimi për Drejtësi

Qe 1 mijë e 758 ditë nuk e caktoi seancën për fajde, gjyqtari “fle” mbi lëndën

 

Gjyqtari Naser Foniqi nuk ka caktuar seancë të re ndaj katër të akuzuarve për fajde që nga seanca e fundit e mbajtur më 2 shkurt 2018. Pra seanca e fundit është mbajtur para 1 mijë e 758 ditëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në prill të 2016-ës ka ngritur aktakuzë kundër Enver Avdullahut, Rrahim Sallahut, Fatlum Abazit dhe Bujar Avdullahut, nën dyshimin se duke shfrytëzuar pozitën materiale të të dëmtuarit Kushtrim Musliu, gjatë periudhës 2011-2015, i kishin dhënë atij borxh shuma të ndryshme të parave dhe mjeteve motorike, në të cilat shuma edhe kishin marrë fajde.