Prokurori i rastit të famshëm “Brezovica”, Rasim Maloku, ka pretenduar se është njoftuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në këtë rast, Ibrahim Idrizi, i cili thuhet te këtë njoftuar se është takuar me gjykatësin e Gjykatës Supreme, Agim Maliqi, pas kërkesës për sekuestrim të vilave. Ishte bërë e ditur që ne mesin e këtyre vilave është edhe ajo e gjykatësit Maliqi.
Për këtë denoncim të prokurorit Maloku, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se nuk mund të flasë për emra të përveçëm pavarësisht për kë bëhet fjalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Por mundem me konfirmu me përgjegjësi të lartë që çdo shqetësim që është ngritë nga prokurori, nga gjyqtari i çështjes, nga Kryetari i Gjykatës Themelore, nënkryetarja apo edhe vet Kryetari i Gjykatës së Apelit, apo i Supremes, për aq sa është përgjegjësi e Këshillit është formalizu si shqetësim, sepse gjërat janë protokollare. Dhe komunikimi jonë është krejt formal në mes të institucioneve, pavarësisht nivelit të hierarkisë, pra e konfirmoj me përgjegjësi të plotë dhe në momentin kur do të mbyllet komplet procesi qoftë i hetimit potencial disiplinor, për cilindo që eventualisht lakohet si emër potencialisht apo edhe në stade tjera të procedurës, ne mund të konfirmojmë që ne kemi marrë të gjitha veprimet dhe janë njoftu institucionet përkatëse për cilindo nivel të përgjegjësisë që ekziston”, ka thënë Zogaj në "BetimipërDrejtësi".
Ai ka shtuar se procedurat janë të qarta edhe në kuptimin e disiplinës, sipas tij, kur dikush potencialisht mund të bëjë shkelje disiplinore dhe etike por edhe në kuptimin e përgjegjësisë përtej disiplinës.
“Në këtë rast unë po besoj deri në këtë moment, edhe Gjykata Supreme, respektivisht kryetari i Gjykatës Supreme por edhe nivelet tjera janë duke vepru brenda përgjegjësive të tyre, me kujdesin e duhur që të ruhet integriteti i procesit edhe në gjykatë por që në të njëjtën kohë mos të ketë asnjë lloj interferimi në procesin e tërësishëm të hetimit të çështjes pasi që kjo sigurisht është shumë më e rëndësishme se vetë rasti individual”, ka thënë Zogaj.
I pyetur nëse lejohet që gjyqtarët të mbajnë takime në këso raste kur kemi të bëjmë potencialisht me situata të konfliktit të interesit, kur një gjyqtar interesohet te gjyqtari tjetër për rastin e vet, Zogaj ka thënë se në asnjë mënyre kjo nuk lejohet.
“Jo absolutisht, ne po flasim për diçka që nuk është e konfirmuar. Dhe absolutisht në asnjë rast, nuk mund të interferojë në asnjë rast nuk mund të japë asnjë lloj rekomandimi përpjekje për me ndërhy, në asnjë rast, aq më pak kur potencialisht gjyqtari mund të jetë vetë i përfshirë në çfarëdo forme në çështjen. Absolutisht jo, por këto nuk janë gjëra të konfirmuara”, është shprehur Zogaj.
Në këtë rast, ku sipas denoncimit nga prokurori, thuhet se gjyqtari Maliqi kishte kërkuar nga gjyqtari Idrizi të refuzojë kërkesën për sekuestrim të villave ku bënte pjese edhe ajo e Maliqit.
Për këtë Zogaj ka thënë se nuk ka ndonjë konfirmim nga gjyqtari i çështjes dhe se nuk kanë marrë një shqetësim të tillë, duke thënë se prokurori i çështjes ka përgjegjësinë e hetimit nëse ka ndodhur ndonjë gjë e tillë.