Betimi për Drejtësi

Hasani: Pritja që Serbia do ta njohë Kosovën - iluzion

 

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, ka folur rreth dialogut Kosovë- Serbi. Ka thënë se pritja që Serbia do ta njohë Kosovën është iluzion.

“Në qoftë se e marrim parasysh shkaktarin imediat për dinamikën aktuale të dialogut, atëherë pritja që Serbia do ta njohë Kosovën është iluzion”, ka thënë Hasani në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.