Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, ka folur rreth dialogut Kosovë- Serbi. Ka thënë se pritja që Serbia do ta njohë Kosovën është iluzion.
“Në qoftë se e marrim parasysh shkaktarin imediat për dinamikën aktuale të dialogut, atëherë pritja që Serbia do ta njohë Kosovën është iluzion”, ka thënë Hasani në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProfesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në UP ka thënë se aktualisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po garanton Perëndimin se nuk do ta destabilizojë Bosnjës e as Kosovën derisa si çmim ka mosnjohjen e Kosovës si shtet.
Hasani ka folur edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, një institucion i tillë do ta prishte Kosovën si shtet unitar dhe do pamundësonte shtrirjen e sovranitetit në gjithë vendin.
“Në bazë të asaj që na thonë, bëhet fjalë për regjionalizim të Kosovës, ndryshim i formës së shtetit, që Kosova mos të jetë më shtet unitar”, tha ai.