BETIMI PËR DREJTËSI

Demolli: Posta s’e di çka përmbajnë blerjet online, vetëm i dërgon porositë

Në blerjet online, si ndërmjetësues shërbejnë postat që bëjnë dërgimin e porosisë nga shitësi te blerësi. Postat e shpejta janë ato që në të shumtën e rasteve përballen me ankesat e qytetarëve kur pranojnë porosinë, e këto ankesa dyfishohen kur qytetarët përballen me mashtrim.

Naser Demolli, pronar i postës së shpejtë “B-Post”, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se roli i tyre është vetëm për dërgimin e porosisë dhe se nuk e dinë nëse qytetarët po e marrin produktin që e kanë porositur.

Ai shtoi se si postë asnjëherë nuk e dinë se çfarë përmban pakoja e dërguar dhe nëse një biznes apo faqe në rrjetet sociale e ka mashtruar qytetarin, atë e marrin vesh vetëm pas ankesave që i pranojnë.

“Ka pasur rast ka porositë ndoshta zakonisht me tekstil, ka shku në vend të fustanit trenerka a diçka. Nëse nuk ju ka përgjigje faqja, ne iu kthejmë pagesën menjëherë dhe në momentin që faqja e lyp produktin tek ne, i tregojmë që ju ka ndalë pagesa për arsye që nuk ke qenë korrekt me klientin atje. Zakonisht na ka ndodhë me i shku, po janë përgjigje menjëherë edhe biznesi ju ka përgjigj, por nuk ka ndodhë me ja mbyll, ashtu me thënë që nuk ju kam përgjigje klientit blerësit, nuk na ka ndodh ende. Kjo që e reklamojnë është shumë e vërtetë, ne në këtë rast nuk e dimë, se ajo është direkt që ka me u marr vesh klienti me biznesin. Ne derisa blerësi të na tregojë që nuk është ajo cilësi ne nuk e dimë, se neve nuk na lejohet për me e pa atë cilësi të saj, ose ne nuk i përcjellim bizneset se cilin produkt e ka me cilësi të lartë cilin me të ulët. Ne e kemi shërbimin postar me e krye, nëse blerësi ankohet atëherë ne merremi me rastin që veç jemi ndërmjetësues të saj”, deklaroi ai në emisionin “Betimi për Drejtësi”.