Betimi për Drejtësi

Restelica: Pranojmë deri në 10 ankesa brenda ditës për mashtrim në blerjet online

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Fatbardha Restelica nga platforma “Mbrojtësit e Konsumatorëve”, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se marrin mesatarisht deri në 10 ankesa nga qytetarët brenda ditës, e që sipas saj, shumica janë për mashtrim në blerjet online.

Ajo thotë se numri i ankesave të qytetarëve për mashtrim në blerjet online është rritur gjatë vitit 2020, kur vendi u përball me pandeminë COVID-19.