Betimi për Drejtësi

Për 6 muaj, 55 ankesa për blerje online në Kosovë

 

Që nga janari e deri më tani, në Departamentin për Mbrojtje të Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë dorëzuar 55 ankesa nga ana e qytetarëve për mashtrim nga blerjet online.

Nijazi Shala, drejtor i Departamentit për Mbrojtje të Konsumatorit në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se nga këto ankesa 30 prej tyre janë zgjidhur në favor të konsumatorëve.