Betimi për Drejtësi

Qytetari që u mashtrua nga blerja online: Ora ishte e prishur, faqja s’më përgjigjej

 

Blerja e gjësendeve kurrë nuk ka qenë më e lehtë sesa tash në epokën e teknologjisë, ku çdo gjë është vetëm një klikim larg. Bërja e pazarit online, përveç të gjitha përparësive që i ofron, me vete bart edhe rrezikun e mashtrimit nga shitës online.

Blerjet online në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë kohës kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë COVID-19, e në këtë kohë u rrit edhe numri i qytetarëve që u mashtruan nga tregtarët online.