BETIMI PËR DREJTËSI

Qarkullimi i mallrave të falsifikuara në treg, avokati Lata fajëson Inspektoratin e Tregut

Për mallrat e falsifikuara që qarkullojnë në treg, avokati Florin Lata, e ka fajësuar Inspektoratin e Tregut. Ka thënë se Inspektorati nuk po vepron si duhet.

“Një problem që duhet me e theksu, është̈ mosaktivizimi i institucioneve në tregun e brendshëm, mbrojtja kryesisht është̈ duke u realizuar në kufi. Mirëpo, ajo është̈ vetëm njëra ndër mbrojtjet që e parasheh ligji përmes Doganës së Kosovës, mirëpo prapë se prapë aty depërtojnë̈ mallra të falsifikuara sepse jo çdo mall kontrollohet dhe është̈ e domosdoshme që institucionet sidomos Inspektorati i Tregut qysh inspektorët të përkrahën profesionalisht dhe të fillojë zbatimi edhe në tregun e brendshëm sepse gjithë̈ ne e shohin si tregun e brendshëm”, ka thënë ai.

Lata ka thënë se Inspektorati nuk ka vepruar pasi ka është thënë se nuk ka kompetenca, por që sipas tij, është vetëm çështje e interpretimit të ligjit.

“Deri më tash Inspektorati i Tregut ka qenë shumë pasiv dhe ka pas një interpretim të tyre se nuk kanë kompetencë që të ndërmarrin veprime. Çështje interpretimi, sepse përshembull, interpretimi im është̈ që inspektorati ka kompetencë mirëpo inspektorati vetë e interpreton si mungesë E kompetencës”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, zyrtarët e Inspektoratit të Tregut thonë se veprojnë në rastet kur produktet vendosen në treg me markë tregtare të ngjashme, gjë e cila mund të krijojë konfuzion dhe mashtrim të konsumatorit si dhe në rastet kur produktet vendosen pa dokumentacion mbi origjinën e mallit.

Kurse, profesoresha Njomëza Zejnullahu thotë se është e rëndësishme që të funksionojë zinxhiri institucional që të mbrohet konsumatori.