Marka tregtare “Baron”, ishte arsyeja pse kishte dërguar në dyert e gjykatës Burim Borovcin, kjo pasi Afrim Borovci kishte paditur këtë të parin për shfrytëzim të paautorizuar të markës tregtare.
Përfaqësuesi i Afrim Borovcit, avokati Arber Fazliu thotë se marka e klientit të tij ishte shfrytëzuar nga viti 2017 deri në vitin 2020 pa autorizim nga pala Burim Borovci. Marka, sipas tij, fillimisht ishte identike duke krijuar kështu edhe konfuzion te publiku.
“Procedura ka filluar në vitin 2017, kur është regjistruar një biznes në Gjilan dhe ka filluar ofrimin e shërbimeve të restorantit në qytetin e Gjilanit dhe kësisoj edhe përdorimin e paautorizuar të markës së Baron Sh.P.K., përdorimi ka qenë identik, sikur logoja dhe emri më përmbajtje të njëjtë dhe me ofrimin e mallrave dhe shërbimeve të lloji të njëjta kësisoj ka ndikuar në konfuzion tek publiku i gjerë, në këtë rast edhe ka filluar edhe procedura sikurse me padi që e ka iniciuar përfaqësuesi paraprak në vitin 2018, për mbrojtjen e markës tregtare gjegjësisht ndalimin e përdorimit të emrit”, ka thënë ai për emisionin “Betimi për Drejtësi”
Tutje, sipas avokatit Fazliu, se marka ishte identike e ka vërtetuar edhe vendimi i gjykatës, ku kishte urdhëruar që pala Burim Borovci të ndalojë përdorimin e markës tregtare “Baron”, por që sipas tij ky vendim nuk është duke u respektuar.
Përfaqësuesi i Burim Borovci, avokat Ymer Huruglica thotë se nuk është e vërtetë që klienti i tij i ka përdorur markën duke thënë se klienti i tij nuk ishte në dijeni që pala tjetër e kishte regjistruar këtë markë tregtare, në Agjenci për Pronësi Industriale (API), duke thënë se Burim Borovci e kishte blerë lokalin.
“Nuk është e vërtet që i ka kopjuar po e që i njëjti është fakt që e ka përdor për markën tregtare deri sa ka mësuar nga pala paditëse në rastin konkret pronari i Eurotec Baron, se ka të regjistrua markën tregtare e cilën markë e ka përdorur fakt klienti im, mirëpo këtë markë e ka përdorur nga se prej 2013 një familjar e subjektit juridik “SHPK Baron”, ka pasur të hapur një restorant në Gjilan i cili restorant ka punuar edhe pronari tash i subjektit juridik Baron në Gjilan, dhe ne dhjetor të vitit 2015 përveç që është mbyll ai objekt hotelier pronari i subjektit juridik Baron e ka blerë komplet, i ka blerë komplet gjitha pajisjet në atë restorant e që marka tregtare përkatësisht logoja në atë restorant ashtu siç ka qenë ashtu edhe e ka përdor”, është shprehur ai.
Sa i përket asaj se nuk është respektuar pajtimi gjyqësor për mos përdorim të markës, avokati Huruglica e mohon duke thënë se tashme klienti i tij e ka ndryshuar markën dhe të njëjtën e ka regjistruar në API.