Betimi për Drejtësi

Qelaj: Anëtarësimi në KE do ta rrisë përgjegjësinë e shtetit për gjykim në kohë të arsyeshme

 

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, qytetarët do kenë mundësi që të raportojnë kur iu shkelen të drejtat e tyre siç është ajo e zgjatjes se procedurave gjyqësore, pasi ky Këshill do t’i mbajë përgjegjës institucionet në veçanti sistemin e drejtësisë.

“Njëra nga përfitimet që e dimë qysh tash që ka me ndodhë në raport më qytetarët është përmirësimi i situatës apo përgjegjësia e shtetit në raport me procese të të drejtave gjyqësore dhe në kohë të arsyeshme. Vite me radhë është përsëritë vazhdimisht nga krejt akterët që kanë vlerësua dhe kanë analizu sundimin e ligjit dhe gjendjen e demokracisë në vend kanë konstatu që shkeljet me të mëdha të të drejtave të njeriut kryesisht vinë prej sistemit të drejtësisë në raport me mos ofrimin e të drejtës se gjykimit në kohë të arsyeshme”, ka thënë Qelaj.