Skuadra pejane, GO+ Peja, është duke fituar 48:44 pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës, në ndeshjen që po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ky ballafaqim i takon xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Megjithatë, pjesa e dytë ende nuk ka nisur. Sipas një njoftimi të GO+ Pejës, janë kërcënuar referët.
“GO+ Peja është e gatshme që të vazhdoj ndeshjen, mirëpo gjyqtarët dhe delegati i ndeshjes kanë vendosur që takimi nuk do të vazhdoj derisa të arrijnë forcat e Policisë në sallë dhe të zbrazin sallën. Kërcënimet ndaj referëve kanë shtyrë deri te ky vendim”, ka shkruar klubi pejan.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga Sigal Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy sekonda pasi nisi ndeshja, gjyqtarët dalin nga parketi, ndërpritet ndeshja Bashkimi – GO+ Peja
-
Pas pakënaqësive të tifozëve, GO+ Peja kërkon qetësi dhe dialog
-
GO+ Peja fiton thellë në derbin ndaj Sigal Prishtinës
-
Peja fiton ndeshjen “maratonike” me Prishtinën
-
“Tensionohet” plejofi i Superligës së basketbollit