Këtë episod “Aventurat e Kocit” do t’ju dërgojnë në shtetin e largët të Azisë Juglindore, atë të Laosit.
Arianit Koci së bashku me bashkëshorten e tij, Merita Koci, na dërgojnë në vendet më ekzotike të këtij shteti, duke sjellë pamje mbresëlënëse të lumit të famshëm Mekong, xhunglës që e rrethon, ujëvarës Kuang Si etj. Gjithashtu, z. Koci na shpie në një treg të zakonshëm ushqimi në Laos, ku na tregon “kuzhinën e çuditshme” të këtij vendi, me minj, insekte, brektosa, gjarpërinj etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo