Mercedes ka zbuluar fenomenin me modelet coupe me katër dyer me CLS e parë të saj, ndërsa tani ka lansuar gjeneratën e tretë të këtij modeli në panairin e veturave në Los Angelos.
CLS i ri është i bazuar në E-Class më të ri të Mercedesit, pasi ka teknologjinë e shasin e njëjtë si dhe në të gjitha versionet ka marshin me tetë shpejtësi automatike e edhe sistemin 4MATIC me katër rrotat aktive të njëjtë, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMotorët që do të ofrohen me Mercedes CLS e ri do të jenë: 2 motorë me naftë, njëri 350d që prodhon 282 kuaj fuqi që bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km në orë ta arrijë për 5.7 sekonda si dhe 400d që prodhon 335 kuaj fuqi e që nga 0 në 100 shpejtësinë për 5 sekonda.
Ndërsa ata me benzinë ka motorin më të ri të Mercedesit 450, i cili është 3.0 litërsh që ofrohet së bashku me një tjetër elektrik 48v e që prodhojnë 362 kuaj fuqi e që është CLS më i shpejtë se ndonjëherë më parë: Nga 0 në 100 shpejtësinë e arrin për 4.8 sekonda.
Në vitin e ardhshëm pritet të lansohet edhe versioni super sportiv i CLS, ai 53 AMG ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë 63 AMG.
Mercedes CLS i ri do të dalë në shitje me 11 dhjetor, ndërsa dërgesat e para të tij priten të fillojnë në vjeshtë të 2018-ës.
{gallery}