Volkswagen Tiguan tani është vetura më e shitur në botë e prodhuesit gjerman, me mbi 850 mijë ekzemplarë të shitur vetëm në 2018-ën.

Volkswagen tani ka vendosur që këtë SUV ta bëjë në formë coupeje, por prapë kapaciteti i tij nga brenda mbetet i pa ndryshuar, rreth 470 litra, por që tani është më i gjatë rreth 25cm, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Shefi i dizajnit të VW, Klaus Bischoff së bashku me ekipin e tij janë lejuar që të krijojnë dizajn radikal në Tiguanin e ri, i cili do të ofrohet edhe si version hibrid (me motor me benzinë si dhe me një tjetër elektrik).
