Hibridi me emrin SF90 Stradale do të lëvizë me motor turbo 3.9-litra V8 me 780 kuaj fuqi.
Përveç kësaj, ka edhe tre elektromotorë të sinkronizuar me agregatin turbo-benzinë, një i instaluar ndërmjet motori dhe ndërruesit të shpejtësive, ndërsa dy të tjerë do të mundësojnë motorin në të katër boshtet.
Përfshirë edhe elektromotorët, Stradale zhvillon 1.000 kuaj fuqi dhe shpejton nga 0 deri në 100 km në orë për 2,5 sekonda, deri në 200 km në orë arrin për 6,7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 340 km në orë.
Çmimi i veturës është 430.000 euro, transmeton KsP.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Ferrari prezanton “bishën” e re
-
Ferrari prezanton modelin e ri hibrid “SF90 Spider”
-
Ferrari prezanton veturën më të shpejtë që ka prodhuar ndonjëherë, e cila është hibride me 986 kuajfuqi
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Ferrari zbulon një makinë “Unike”