Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohen çmimi dhe specifikat e Audi RS3 të ri

Së bashku me RS3 Sportback, Audi ka zbuluar edhe çmimin dhe specifikat e RS3 Saloon, transmeton Koha.net.

Çmimi i tij fillestar do të jetë 50 mijë euro, rreth një mijë më shumë se ai i RS3 Sportback.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupi i RS3 me katër dyer është pothuajse identik me Audi S3 saloon, vetëm se ka disa tipare të RS3 sportiv.

Nga brenda RS3 do të ketë ulëset dhe timonin nga lëkura Alcantara.

RS3 saloon do të ketë edhe sistemin e trafikut ‘Jamm Assist’, i cili mund edhe të marrë kontrollin e timonit e të ngadalësojë veturën deri në shpejtësi 60 kilometra në orë.

Motorin Audi RS3 do ta ketë 2.5 litërsh me pesë cilindra turbocharged TFSI me benzinë i cili prodhon 395 kuaj fuqi, 33 kuaj fuqi më shumë se ai RS3 Sportback.

Audi RS3 Saloon shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.1 sekonda, shpejtësinë maksimale të limituar e arrin 250 kilometra në orë, por kjo mund të rritet deri në 280 kilometra në orë.

{gallery}