Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Yjet e Realit marrin veturat e reja Audi

Stafi i Real Madridit ka marrë veturat zyrtare për pjesën e mbetur të sezonit nga Audi.

Gjatë një ceremonie që u zhvillua këtë të enjte, lojtarët madrilen kanë marrë çelësat për Audi-të e tyre të reja.

Shumica dërrmuese prej tyre kanë zgjedhur modele SUV: Benzema, Vinicius, Lucas Vázquez apo Keylor, kanë zgjedhur Q8, ndërsa Varane, Brahím dhe Reguilón Q7.

Sergio Ramos ka marrë makinën më të shtrenjtë. Një Audi A8 me vlerë 100,655 € , top modelin momentalisht më të lartë të markës, transmeton gazeta observer.

Ndërkohë, Mariano Diaz ka qenë lojtari që ka zgjedhur makinën më të lirë: Audi Q7, me vlerë 73,140 €.

Gareth Bale, ndërkohë, ka zgjedhur anën ekologjike të markës dhe ka marrë një SUV të ri elektrik, e-tron 55 quattro , me vlerë 83,620 €.

Edhe Perezi premton më shumë tituj pas rizgjedhes president i Real Madridit Futboll 1 muaj më parë Perezi premton më shumë tituj pas rizgjedhes president i Real Madridit

Santiago Solari ka qenë i pranishëm poashtu në këtë ngjarje. Edhe ai si lojtarët e tij ka marrë një Audi. Tekniku argjentinas ka zgjedhur të njëjtin model si Benzema, Carvajal apo Kroos, e që është Audi Q8 i ri, me vlerë 87,950 €.

{gallery}