Auto

Winnebago F17 RV, kapsulë kohore e vitit 1968

1968-a ishte vit i cili ndryshoi Amerikën dhe botën, me shumë ngjarje që ishin argëtuese e frymëzuese, por dhe shkatërruese. Apollo 8 u sill rreth orbitës së Hënës dhe u kthye në tokë, Marthin Luther King Jr e Bobby Kennedy u vranë. Gjatë gjithë asaj kohe, kamp-shtëpiza Winnebago F17 RV, po shëtiste nëpër rrugët e Amerikës, shkruan MotorTrend.

Kompania e cila e prodhoi këtë veturë kampingu, promovoi modelin Winnebago F17 si “Mjet për familje të reja, veturë ekonomike dhe shkon ku do që shkojnë të gjitha veturat, parkohet kudo me lehtësi. F17 ofron më shumë hapësirë banimi, sesa autobusët e kampingut”.

I ndërtuar në shasinë e Ford p-350, kjo kuti prej dy tonelatave, e bardhe dhe e artë, mund të strehojë deri në gjashtë njerëz. Por, brendësia e kësaj veture për kamping është gjëja që me të vërtetë ende shkëlqen, transmeton KOHA.

Prej një enterieri të ngjyrës tirkiz dhe me të gjitha pajisjet e duhura brenda, kjo makinë duket si një shtëpi e rehatshme. Pjesë e pajisjeve brenda janë kuzhina komplete, banja, dollapi, ngrohësi i murit dhe pasqyrë të gjata. Por më se shumti çka e karakterizon këtë veturë është vetë forma.

Nuk mund e të mos mendojmë për të gjitha rrugët dhe udhëtimet që i ka bërë ky model. Që nga viti 1968, ka kaluar më shumë se 50 vite të historisë dhe kur e shohim apo hyjmë brenda, na çon sërish prapa në kohë.