Vetura më e vogël e Volkswagenit si version sportiv GTI, up! GTI sigurisht se nuk mund të shtyhet me vëllezërit e saj më të mëdhenj, si Poli GTI e Golf GTI sado që është një veturë shumë sportive për përmasat që ka.
Pavarësisht motorit të vogël 1.0 litërsh me tre cilindra, Up! GTI mund të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 8.8 sekonda, si model standard, por çfarë ndodh nëse i shtohen edhe më shumë fuqi?
Kjo është pyetja si duket e specialistëve gjermanë që ia kanë bërë vetes para se të modifikojnë një të tillë, transmeton koha.net.
Kompania modifikuese B&B Automobiltechnik ka modifikuar e kthyer një Up! GTI në një ‘monstrum’ të vogël, duke bërë që i njëjti motor të prodhojë 145 kuaj fuqi.
Ky motor ka përmirësuar edhe statistikat e veturës, duke bërë që shpejtësinë nga 0 në 100km/h, ta arrij për 7.9 sekonda e atë maksimale prej 210km/h.
Ajo çfarë i bën këtë kompani edhe më të pranueshme është çmimi që ata kërkojnë për këtë modifikim, i cili është vetëm 1,498 euro.
{gallery}