Pasi që ka tërhequr shumë vëmendje me versionin e tij GTI, Volkswagen modelin e saj të vogël up! e ka prezantuar atë edhe në edicionin e ri të veçantë.
Edicioni i ri i veçantë quhet up! Special Edition, ku prodhuesi gjigant i veturave frymëzimin për këtë edicion e ka gjetur te modeli Beetle “Special Bug” i vitit 1982, transmeton Koha.net.
Volkswagen up! Special Edition vjen me një pamje shumë tërheqëse, eksterier me ngjyrë ari Savana, rrotat nga alumini me ngjyrë të zezë, pasqyrat me ngjyrë të zezë ose argjendi, ulëset e përparme me nxehje, mbishkrimin “up” në pragjet, si dhe detaje tjera me ngjyrë të eksterierit në interier.

Gjithashtu, në ofertë janë edhe disa kombinime tjera, siç është ajo me eksterier me ngjyrë të zezë Pearl dhe me rrotat 17-inç me ngjyrë ari Savana.
Çmimet në Gjermani do të fillojnë nga 13.625 euro, ndërsa në dispozicion do të jetë edhe versioni me motor 1.0-litër TGI që kushton 16.600 euro.