Volkswagen për ngjarjen e sivjetme Wörthersee ka përgatitur më shumë modelet e modifikuara të Golfit.
Më saktësisht, modelet e përgatitura të Volkswagenit janë Golf GTI Next Level Concept dhe Golf Variant TGI GMotion Concept, transmeton Koha.net.
Koncepti Golf GTI Next Level karakterizohet me difuzer të pasmë të madh, eksterier me ngjyrë të bardhë metalike, pjesën e pasme me ngjyrë të zezë, shiritat për gara, ndriçim nën të, audio sistemin e ri, disa detajet e bëra me printer 3D, si dhe interier prej lëkure me ngjyrë të zezë.
Nën kofanon e këtij koncepti gjendet motori 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 302 kW/411 kuajfuqi, në kombinim me marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi.
Në anën tjetër, koncepti Golf Variant TGI GMotion vjen me motor 1.5-litër i cili për djegie përdorë gazin natyror të kompresuar dhe është me kapacitet prej 96 kW/131 kuajfuqi, përcjell Koha.net. Po ashtu, ky koncept ka sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.
Gjithashtu, te ky koncept janë përdorur ngjyra për eksterier nga oferta Bentyle (Ice, Hallmark dhe St. James Red), si dhe ngjyra e zezë e errët e Volkswagenit.
Edhe
Zbulohet dizajni i pjesës së pasme të Golf GTI të ri
Koncepti Golf Variant TGI GMotion, po ashtu, ka edhe rrotat nga alumini me ngjyrë të zezë, dritat e pasme të errët, mbajtësit në çati me ngjyrë të zezë, bagazh mbi çati, ulëset sportive me qepje ngjyrë të kuqe dhe logon GMotion, amortizatorët e modifikuar dhe sistemin më të fortë të frenave.
{gallery}