Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Veturat më të shitura për janarin 2021 në Britani

Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve (SMMT) në Britaninë e Madhe, ka publikuar listën e veturave më të shitura për janarin 2021.

2020-a ishte një vit për t’u harruar për shumicën e markave të veturave për shkak të pandemisë COVID-19, që dëmtoi shitjen e veturave të reja. 

Për fat të keq, 2021 duket se do të vazhdojë trendin e shitjeve të ulëta me tregun që mbetet i mbyllur për shkak të bllokimit të shteteve nga koronavirusi.

Megjithatë, SMMT me ato pak shitje që kanë ndodhur, ka bërë renditjen e veturave më të shitura për muajin e parë të vitit 2021.

 

  • 1. Opel Corsa - 3,078 vetura të shitura
  • 2. Kia Sportage - 2,986
  • 3. Nissan Qashqai - 2,835
  • 4. Ford Fiesta - 2,594
  • 5. Volvo XC40 - 2,201
  • 6. Mercedes-Benz A-Class - 1,859