Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Vetura klasike më të shtrenjta në botë

Ne e dimë se ka vetura e “vetura”.

Ka vetura që na çojnë për të punuar çdo ditë, vetura që përdorim për të marrë fëmijët tanë nga shkolla, vetura që përdorim për të marrë sende e ushqime. Ato janë veturat utilitare, të besueshme, praktike dhe në shumicën e rasteve, ata janë relativisht të mërzitshme.

Por të tjerat janë vetura të rralla që sigurojnë më shumë se vetëm transport. Veturat që konsiderohen të jenë mrekulli të inxhinierisë. Ato që mburren me shpejtësinë dhe luksin, transmeton tch. Ato që përshkruhen më së miri si çmenduria e të ulurit në katër rrota.

Për sa kohë që njerëzit kanë qenë duke drejtuar automjetet, vetura si këto kanë ekzistuar. Disa individë apo kompani kanë qenë gjithmonë atje për të pyetur: “Sa më mirë mund të jetë kjo?” Çdo epokë e historisë automobilistike ka legjendat e saj. Emra si Bentley, Bugatti dhe Ferrari.

Shumë prej tyre u bënë në numër jashtëzakonisht të kufizuar dhe nga ato pak, shumë humbën nga historia. Një grusht i rrallë (ose më pak) janë ende në qarkullim.

Ato mund të jenë tuajat gjithashtu, nëse keni mjaftueshëm para.

Në këtë artikull, do të shikoni listën e 10 veturave klasike më të shtrenjta në botë.

Image
Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1957. Vlera aktuale 12.1 milion dollarë. 22 vetura të prodhuara.
Image
Ferrari 250 GT SWB California Spyder e vitit 1961. Vlera aktuale 10.9 milion dollarë. 50 vetura të prodhuara.
Image
Bugatti Type 41 Royale Kellner e vitit 1931. Vlera e aktuale 9.8 milion dollarë. 6 vetura të prodhuara.
Image
Ferrari 330 TRI/LM e vitit 1962. Vlera e aktuale 9.3 milionë dollarë. Vetëm një veturë e prodhuar.
Image
Mercedes-Benz 540K Special Roadster e vitit 1937. Vlera aktuale 8.2 milion dollarë. 26 vetura të prodhuara.
Image
Bugatti Type 57SC Atalante e vitit 1937. Vlera aktuale 7.9 milion dollarë. 11 vetura të prodhuara.
Image
Mercedes-Benz 38/250 SSK e vitit 1925. Vlera aktuale 7.4 milion dollarë. 30-35 vetura të prodhuara.
Image
Rolls-Royce 10 HP i vitit 1904. Vlera aktuale 7.3 milion dollarë. 17 vetura të përdorura.
Image
Shelby Daytona Cobra Coupe e vitit 1965. Vlera aktuale 7.25 milion dollarë. 6 vetura të prodhuara.
Image
Ferrari 250 LM e vitit 1962. Vlera aktuale 6.9 milion dollarë. 32 vetura të prodhuara.
Artikuj të ngjashëm