Shumica e veturave Bentley tërheqin vëmendjen pavarësisht ngjyrës, por vetura speciale Mulliner Bacalar, me tema të ylberit do të kthejë kokën e secilit kudo që shkon.
Ngjyrat spektakolare të veturës përbejnë shtatë nuanca, që përfshin të kuqen drango, të portokalltën flakë, të verdhën zjarr, të gjelbrën mollë, të kaltrën yll dhe vjollcën azur, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse koncepti i ngjyrave të ylberit është pak teprues dhe marramendës, disi i shkon mirë. Kjo mund të jeta vetura perfekte për të udhëhequr një paradë krenarie, kur të kthehet jeta në normalitet, ose për entuziastët e ngjyrave si të karameleve të fëmijërisë. Por në fakt, ky është vetëm një studim dizajni, fituesi i Bentleyt në një garë për dizajn.
Gara online e Bentleyt për Mulliner Bacalar u gjykua nga Stefan Sielaff, drejtuesi i dizajnit për këtë kompani, dhe koncepti fitues thuhet se është simbol i mirënjohjes dhe shpresës në këto kohëra të vështira. Pavarësisht ylberit, vetura ka motorin, 6.0 litërsh W-12. Do të përdor 650 kuaj fuqi për të ndjekur ylberin, me arritjen nga 60/h km në 200km/h brenda 3.5 sekondave.
Mulliner është duke ndërtuar 12 vetura Bacalar për 1.9 milionë dollarë secili. Edhe pse mundësitë që të shohim këtë ylber në rrugë janë të vogla, sidoqoftë ende shpresojmë se dikush i guximshëm e bën këtë koncept realitet dhe ndriçon e kthen kokat e të gjithëve në rrugë, shkruan revista Automobile.