Zyrtarë të industrisë së automjeteve nga Irani, Rusia dhe Turqia po shqyrtojnë një program të përbashkët për të prodhuar vetura, raportoi Radio Evropa e Lirë, duke cituar mediat shtetërore iraniane.
“Ka një mundësi të madhe për bashkëpunim trepalësh mes prodhuesve të makinave të tri vendeve. Ato mund të zënë një pjesë të madhe të tregut”, tha kreu i Shoqatës Iraniane të Prodhuesve të Pjesëve të Automjeteve, Mohamadreza Najafi-Manesh.
Ai tha se propozimi është paraqitur fillimisht nga Turqia dhe se Rusia është “e interesuar” pas sanksioneve që ka marrë nga perëndimi, e që ka paralizuar autoindustrinë e saj.
Shumë prodhues perëndimorë kanë prodhuar vetura në Rusi gjatë dy dekadave të fundit, por që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shumica janë tërhequr. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, të cilat pengojnë industrinë e automobilave në vend. \autoblog
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Konflikti në Iran mund të përshpejtojë si tregun e veturave elektrike, ashtu edhe prodhimin e naftës
-
Rusia pritet t’i ndalojë eksportet e naftës në Gjermani përmes tubacionit Druzhba
-
Rusia shprehet e gatshme të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit
-
Shtrenjtimi i naftës - Koreja e Jugut po shqyrton zgjerimin e kufizimeve në qarkullimin e automjeteve