Targat e personalizuara sjellin miliarda euro në fondet shtetërore, nga njerëzit që duan të kenë targa të veçanta për veturat e tyre. Në shumë raste njerëzit kanë ofruar miliona për targa të personalizuara, ndërsa rekordi është thyer së fundmi në Dubai, në një ankand publik.
Blerësi në këtë rast ka mbetur anonim. Targa mban numrin “7”. Ajo kushtoi 13.7 milionë euro, shkruan "Auto-Express".
S’është hera e parë që targa me këtë numër ka arritur vlera rekorde. Më 2016, kjo targë ishte shitur për rreth 3 milionë funte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nëntë targat më të shtrenjta në histori janë shitur në Arabi.
Rekordi i mëhershëm mbahej nga një biznesmen arab, që bleu targën me numrin “1” më 2008 për 8.2 milionë euro. Targa ishte vënë në Rolls-Royce Cullinan dhe Mercedes G-Wagen.