Një raport i Agjencisë amerikane për mbrojtjen e mjedisit (EPA) tregon, se vetura elektrike e Tesla-s, Model S 100D me një mbushje të baterisë mund të kalojë 539 kilometra.
Me autonominë, e cila në krahasim me modelin S P100D është rritur për më shumë se 32 kilometra, automobili i Tesla-s, Model S 100D tash është edhe më afër konkurrencës, pasi në përdorimin e kombinuar (qytet/ rrugë e hapur) S 100D me një mbushje të baterisë mund të kalojë 539 kilometra, transmeton KosovaPress.
Rezultati është konfirmuar zyrtarisht nga ana e EPA, në të cilën është kryer testimi. Nëse përdoret kryesisht në qytet, Tesla Model S 100D mund të kalojë 532,85 kilometra.
Autonomia në kushtet e përdorimit në rrugë të hapur është 542,67 kilometra. Modeli S 100D në SHBA kushton 92.500 dollarë, përkatësisht 95.800 dollarë nëse blerësi vendos që të blejë versionin e avancuar. Vetura e Tesla-s prej 0 deri 100 km/h i arrin për 4,2 sekonda.
-
Chevy Bolt mund Tesla Model S 75D në testin për përshkim të distancës me një mbushje të vetme të baterive
-
Veturat elektrike mund të mbushen aq shpejt sa edhe ato me karburante
-
Tesla rrit çmimet e këtij modeli për 5,000 dollarë
-
Tesla Roadster i ri: Çmimi, specifikat, data e lansimit e shpejtësia maksimale
-
Tesla prezanton veturën më të shitur me dizajn të ri