Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

T-Roc i Volkswagenit mund të bëhet edhe në version hibrid GTE

Modeli T-Roc i Volkswagenit ka një gamë mbresëlënëse e cila përfshinë modelet standarde si T-Roc R me performancë të lartë dhe ai dy-dyersh në version kabrio, por ky prodhues duket se do ta pasurojë këtë gamë edhe me versionin plug-in hibrid GTE.

Revista “Auto Express” shkruan se Volkswageni mund të prodhojë T-Roc GTE në version plug-in hibrid, transmeton Koha.net. Menaxheri i projektit për elektrifikimin e motorëve në Volkswagen, Kai Philipp në një konferencë për media pati thënë se platforma MQB i jep mundësi këtij prodhuesit prestigjioz gjerman që ta bëjë realitet këtë model të ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Megjithatë, T-Roc hibrid nuk është prioritet siç është rasti me modelin më të madh dhe më të shtrenjtë, Tiguanin, i cili është në radhë për t’u bërë me version GTE.

Nëse T-Roc GTE merr “dritën e gjelbër” për prodhim, atëherë do të ketë teknologjinë më të re hibride të Volkswagenit të cilën e ka Golf GTE. Kjo teknologji përbëhet nga motori benzinë 1.4-litër Turbo dhe motorit elektrik, në kombinim me marshin me 6 shpejtësi dhe baterinë me kapacitet prej 13 kWh. Ky kombinim te Golf GTE zhvillon 241 kuajfuqi.