Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Super Skoda Sunroq SUV cabriolet

Skoda ka shfaqur krijimin e saj më të ri të bërë për projektin e vjetor “Azubi Car”, ku është zbuluar një Karoq SUV cabriolet i quajtur Skoda Sunroq.

23 studentë nga shtatë profesione të ndryshme janë bashkuar për një periudhë kohore prej tetë muajsh për të zhvilluar e konstruktuar një veturë në shkollën profesionale të Skoda’s në qytetit çekë, Mlada Moleslav, transmeton koha.net.

Madhësia e gjerësia e tij ka mbetur e njëjta sikurse Karoq standard, ndërsa ka marrë 1,500 orë kohë pune për t’u përfunduar komplet projekti.

Motori 1.5 litërsh me benzinë është modifikuar për të prodhuar 161 kuajfuqi dhe si rezultat i kësaj shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 8.6 sekonda e atë maksimale 195 kilometra në orë.

Emri i tij është zgjedhur nga studentët pas propozimeve të shumta të fansave gjatë një kampanje në rrjetet sociale.

Ky është viti i pestë i projektit Skoda Azubi Car, ku më parë janë bërë konceptet kabriolet si Citijet, Funstar pick-up, Atero coupe e Element.

Edhe Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë Arbëri 16 o. më parë Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

{gallery}