Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Studim i ri: Shpejtësia vret njëjtë sikurse alkooli

Një studim i ri i kryer në SHBA tregon se në periudhën nga viti 2005 deri në 2014, numri i të vdekurve nga shpejtësia dhe alkooli ishte pothuajse i barabartë.

Gjatë kësaj periudhe, në komunikacionin rrugor amerikan kanë vdekur 112.580 në aksidentet të cilat janë shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar, ndërsa në aksidentet për shkak të alkoolit të vdekur kanë mbetur 112.948 persona, transmeton Koha.net.

Këtë studim e ka bërë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB – National Transportation Safety Bord), i cili, duke komentuar rezultatet, u ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa për kontrollimin e tejkalimit të kufizimit të shpejtësisë dhe kontrollimin e nivelit të alkoolit në gjakun e drejtuesve të automjeteve.

Fatkeqësisht, aksidentet e shumta me fatalitet nga arsyet e njëjta [tejkalim i shpejtësisë dhe alkooli] kanë ndodhur dhe po ndodhin edhe në vendin tonë.

Artikuj të ngjashëm