Gjenerata e ardhshme e Mercedes S-Class është fotografuar për herë të parë.
Fotoja e paraqet atë duke u testuar në mot të ftoftë nga inxhinierët e Mercedesit, transmeton koha.net.
Edhe pse limuzina super luksoze e Mercedesit vitin e kaluar është përditësuar, duket se modeli krejtësisht i ri i saj nuk është shumë larg, ndërsa mendohet se do të dalë në 2020-ën.
Ky model do të jetë komplet i freskët për të mposhtur modelin e ri të rivalit Audi A8, ndërsa flitet edhe për një version të S-Class coupe për të rivalizuar modelin e rilindur të BMW-së, Seria 8.
S-Class i spiunuar është shumë mirë i kamufluar sado që i ka edhe dy vjet për t’u lansuar dhe ende nuk është se ka shumë çka për të fshehur, pasi është shumë larg modelit final të tij.
{gallery}