BMW M5 F90 në version bazë është mjaft i fuqishëm (600 kuajfuqi), por nëse dikush dëshiron më shumë fuqi atëherë mund ti drejtohen kompanisë që merret me modifikim e veturave, Speed-Buster.
Speed-Buster për M5 e ri ofron paketën e saj “Chiptuning-Box” të dedikuar për motorin 4.4-litër Twin-Turbo V8 të këtij modeli, transmeton Koha.net. Kjo paketë, këtij modelit i jep 147 kuajfuqi shtesë, që nënkupton se tani ky M5 ka kapacitet prej 747 kuajfuqi.
Kjo kompani nuk ka dhënë detaje në lidhje me përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale.
Gjithashtu, Speed-Buster për “Chiptuning-Box” ofron edhe garanci tre vjeçar.
{gallery}