Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Sot në Brezovicë mbahet gara e katërt në automobilizëm

Shtegu i Brezovicës sot është vend takimi i radhës për automobilistët kosovarë.

Në këtë fundjavë zhvillohet gara e katërt e disiplinës malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automonilizëm për këtë vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karakteristikat e shtegut, rivaliteti i madh që po mbretëron sivjet, veturat gjithnjë e më atraktive si dhe fakti që disiplina malore është më tërheqëse për dashamirët e këtij sporti, bëjnë që pritjet për shikueshmërinë edhe këtë herë të jenë të mëdha.

Garuesit premtojnë garë atraktive, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Auto Klubin Ferizaj i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve po ashtu do të jenë aty për të asistuar në mbarëvajtjen e garës.

FASK-u kërkon mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, të cilët do të duhet të presin në intervale të caktuara kohore, por gjithsesi do të kujdeset që pritjet e tyre të jenë sa më të shkurtra, transmeton kp.

Paraqitja e pjesëmarrësve në garë bëhet sot nga ora 8:30 - 9:30. Pas procedurave të zakonshme, do të zhvillohen dy vozitje provuese, ndërsa të dielën janë dy vozitjet zyrtare. Përmbyllja e aktivitetit është paraparë të dielën rreth orës 15:30 me shpalljen zyrtare të fituesve.